Një shkollë në New Jersey të Shteteve të Bashkuara ua ka ndaluar pjesëmarrjen në maturë dhe në shëtitjet në natyrë të gjithë nxënësve që i kanë më shumë se 75 dollarë borxh për drekat e ngrëna në mensën e shkollës.
Kryetari i bordit të shkollës “Cherry Hill” tha se ky plan paraqet një baraspeshë mes ndjenjës së keqardhjes dhe kërkimin e llogaridhënies nga njerëzit.
Një biznesmen tha se do t’i paguajë vullnetarisht borxhet e nxënësve, por bordi i shkollës e refuzoi ofertën e tij.
Kjo shkollë ka marrë vendime kundërthënëse dhe diskriminuese ndaj nxënësve me borxhe edhe në të kaluarën. Në muajin gusht, shkolla njoftoi se nxënësit që kanë borxhe do të hanë vetëm sanduiçe me peshk tuna, por nuk do të mund të ushqehen me llojet e tjera të ushqimeve.
Pas reagimeve të shumta publike, shkolla e kishte tërhequr këtë vendim, duke e zëvendësuar atë me vendimin për ndalimin e pjesëmarrjes së nxënësve me borxhe në aktivitete ekstrakurrikulare.
Këto vendime kundërthënëse të shkollës janë shndërruar në çështje politike. Kandidatët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara janë zotuar se ushqimin në shkolla do ta bëjnë falas, shkruan “BBC”
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...