Ushtria e Koresë së Jugut qëlloi disa erë në ajër në shenjë paralajmërmi si kundërpërgjigje të një “kalimi të shkurtër” të kufirit nga ushtarët e Koresë së Veriut.
Episodi, njoftoi Komanda e Shefave të Shtabit të Përbashkët në Seul, ndodhi të dielën, kur një grup ushtarësh të Koresë së Veriut “kaluan vijën e demarkacionit në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë”.
Ushtria e Koresë së Jugut dërgoi mesazhe dhe më pas gjuajti të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar ushtarët e Veriut të ktheheshin në anën e tyre të kufirit.
Ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm incidentet mes dy vendeve ku nga Koreja komuniste janë hedhur balona me mbeturina drejt fqinjit jugor, teksa kjo e fundit ka rikthyer mesazh me qendra zëri kundër liderit Kim Jong Un./abcnews.al/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit