Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 5 shqiptarë.
Mediat italiane shkruan se shqiptarët që vepronin në zonën e “Sesto San Giovanni” në Milano, kishin si objektiv vila dhe banesa të pronarëve që ishin me pushime.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej të arrestuarve është gjetur një pistoletë dhe 37 plumba, që ishin vjedhur gjatë një grabitje të kryer në muajit e fundit në provincën e Bergamos.
Shumica e grabitjeve janë verifikuar në provincën e Lombardisë dhe Piemontes. Shqiptarët lëviznin me një makinë luksoze tip “Mercedes” e vjedhur në Zvicër.
Ndaj 4 shqiptarëve të arrestuar është lëshuar urdhëri i menjëhershëm i arrestimit me burg, ndërsa ndaj shqiptarit të pestë, vazhdojnë hetimet ne gjëndje të lirë.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...