Mariano Rajoy, që dikur shihej si i mbijetuari i politikës spanjolle, është larguar nga pozita e tij e kryeministrit pas votës së mosbesimit.
Ai do të zëvendësohet nga Pedro Sanchez, udhëheqësi i opozitës së Spanjës, që edhe bëri mocionin kundër tij, transmeton portali arbresh.info.
Mocioni i Sanchezit mori mbështetjen e 180 deputetëve, katër më shumë se sa 176 sa kishte nevojë në parlamentin me 350 ulëse, njëqind e gjashtëdhjetë deputetë e kundërshtuan kurse kishte vetëm një abstenim.
“Ka qenë një nder të jem kryeministër i Spanjës”, Rajoy u tha deputetëve pak para votimit.
“Ka qenë një nder që të lë një Spanjë më të mirë se ajo që kam gjetur. Unë shpresoj se pasardhësi im do të jetë në gjendje të thotë të njëjtën gjë kur të vijë koha e tij”.
Ai tha se besonte se ai kishte bërë detyrën e tij si kryeministër, duke shtuar: “Falënderimet e mia për popullin spanjoll për dhënien e ndihmës dhe mirëkuptimit të tyre. Dhe fat i mirë për të gjithë për të mirën e Spanjës”./Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...