Rastet me fruth në Evropë kanë shënuar një rekord, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Më shumë se 41 njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 vdekje, transmeton portali arbresh.info.
Vitin e shkuar ishin 23,927 raste kurse në vitin paraprak 5,273. Ekspertët fajësojnë për numrin e madh të të infektuarve me rënien e atyre që nuk vaksinohen.
Në Angli, deri më tani janë raportuar 807 raste. OBSH-ja u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të ndërmarrin masa.
Fruthi apo rubeola është jashtëzakonisht infektues dhe përhapet përmes kollës dhe teshtimës.
Infeksioni zgjatë 10 ditë, por ndërsa shumica e njerëzve e marrin veten tërësisht, mund të shkaktojë komplikime serioze, të tilla si:
Encefaliti, meningjiti, pneumonia, hepatiti (infeksione veshkore)./Arbresh.info/
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile