Gjithsej 78.202 njerëz janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i vdekjeve nga pandemia është rritur në 3.584, pasi Turqia regjistroi 64 viktima të tjera në 24 orët e kaluara, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Vendi regjistroi 2.253 raste të reja, duke e çuar shifrën e të diagnostikuarve në 131.744.
Gjithashtu, mbi 30.303 testime të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i testeve tani është mbi 1,23 milion.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sëmundjen e ka shpallur një pandemi.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 3,6 milionë raste COVID-19, prej të cilëve mbi 260 mijë kanë vdekur dhe mbi 1,2 milion janë shëruar.
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...
Orav: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën...
A dëshiron të martohet me shqiptare? – Përgjigjet Klodi
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...