Një pacient me fruth ka vdekur në një spital në Teksasin Perëndimor, vdekja e parë nga përhapja e fruthit që filloi në fund të muajit të kaluar.
Zëdhënësja e Qendrës së Shëndetit, të Universitetit Teknologjik të Teksasit, Melissa Whitfield, konfirmoi vdekjen të mërkurën.
Nuk ishte e qartë mosha e pacientit, që vdiq gjatë natës. Spitali i Fëmijëve Covenant në Lubbock nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Përhapja e fruthit në zonat rurale të Teksasit Perëndimor është rritur në 124 raste në nëntë qarqe, tha të martën departamenti i shëndetësisë i këtij shteti.
Ekzistojnë gjithashtu nëntë raste në pjesën lindore të Nju Meksikos. Fruthi është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që mund të mbijetojë në ajër deri në dy orë.
Virusin e marrin deri në 90% e personave që ekspozohen, sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Shumica e fëmijëve që preken nga fruthi shërohen, por infeksioni mund të çojë në komplikacione të rrezikshme si pneumoni, humbje të shikimit, enjtje të trurit dhe vdekje.
Përhapja po ndodh kryesisht në komunitetin Mennonite, në një zonë ku qytetet e vogla janë të ndara nga zona të gjera tokash me puse nafte, por të ndërlidhura për shkak të njerëzve që udhëtojnë ndërmjet qyteteve për të shkuar në punë, në kishë, për të blerë ushqime dhe punë të tjera të përditshme./voa
Po kalon sezon fantastik, Grenwood në radarin e shumë skuadr...
Ministri i Jashtëm i Iranit udhëton drejt Kinës, në fokus ko...
Trump: Konflikti mund të zgjasë edhe dy deri në tre javë, SH...
Vrasja e 30-vjeçarit, Spitali i Gjakovës: Viktima u pranua p...
Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi rrezikon deri në 20 vjet ...
Me kërkesë të Xhelal Sveçlës, shtyhet seanca gjyqësore për h...