Një nga të shoferët e mbijetuar nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë ka treguar momentet dramatike që ka përjetuar si dhe si arriti të mbijetojë.
Në një prononcim për mediat italiane, shoferi i një kamioni tregon se ai fillimisht ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe më pas ka ‘fluturuar’ bashkë me kamionin e tij poshtë.
Ai ka thënë se arriti të shpëtojë, pasi ka dalë nga mjeti, përcjell Dita.
“Nuk më kujtohet shumë mirë, por ndjeva një zhurmë të madhe dhe më pas u rrëzova me kamionin tim. Arrita të dal jashtë kamionit. Mendoj se është një mrekulli që arrita të mbijetoj. Kam disa plagë në shpatull dhe disa gërvishtje të tjera në trup”, ka thënë shoferi i kamionit.
Deri më tani nga shembja e urës kanë humbur jetën 35 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro