Dhjetë persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e pallatit që u shemb të hënën në Aleksandri të Egjiptit, ndërsa fati i të paktën pesë personave nuk dihet, sipas raportit të fundit të transmetuar nga rrjeti Nil TV.
Më herët gjatë ditës së sotme, ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur një 24-vjeçar, ndërsa dy trupa u gjetën në orët e vona të së martës.
Guvernatori i Aleksandrisë, Mohammed Taher, përshkroi për Nil TV se ndërtesa e apartamentit ishte “çarë në dysh” dhe më pas u shemb. Gjatë muajve të verës, ky kompleks banimi priste kryesisht pushues.
Ndaj kontraktorit dhe pronarit është ngritur kallëzim penal për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje urbanistike./abcnews.al
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije