Nëntë persona raportohet të kenë vdekur dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e kulmit të një kishe në Meksikë.
Mediat lokale kanë thënë se 49 persona janë dërguar në spital, pas shembjes së kulmit të kishës Ciudad Madero të Santa Kruzit.
Policia në Tamaulipas ka thënë se rreth 100 persona kanë qenë në meshë, në kohën e incidentit.
Mediat lokale kanë raportuar se aty ka qenë duke u zhvilluar një pagëzim, andaj në mesin e personave nën rrënoja janë edhe fëmijët.
Autoritetet janë duke kërkuar nga personat e mbledhur afër zonës që të jenë të qetë, në mënyrë që të dëgjojnë nëse dikush po kërkon ndihmë nën rrënoja.
Peshkopi i dioqezës së Tampikos, Jose Armando Alvarez Cano, e ka përshkruar situatën si të vështirë dhe i është lutur Zotit për ndihmë./REL
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...