Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë zhdukur pasi një urë u shemb pjesërisht në provincën veriore të Kinës Shanxi.
Autoritetet thanë se një pjesë e urës në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo u shemb të premten në mbrëmje pas shirave të fundit dhe përmbytjeve të shpejta .
Që nga ora 12:00 me orën lokale, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin duke vazhduar pasi 17 makina dhe 8 kamionë ranë në lumë, njoftoi media shtetërore.
Autoriteti kombëtar i zjarrfikësve dhe shpëtimit të Kinës tha të shtunën se kishte dërguar një ekip shpëtimi të përbërë nga afro 900 persona, 90 automjete, 20 varka dhe 41 drone, sipas Reuters.
Në lidhje me ngjarjen e rënë në Kinë ka reaguar edhe Presidenti kinez Xi Jinping, i cili ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme të shpëtimit të shtunën dhe tha se vendi është në një periudhë kritike për kontrollin e përmbytjeve, duke i kërkuar qeverisë lokale të ndërmarrë veprime./abcnews.al/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira