Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll ka shkuar në 21, ndërsa 14 persona kanë mbetur të lënduar.
Blloku banesor, i cili ndodhet në pjesën aziatike të qytetit, u shemb të mërkurën e kaluar, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë zbuluar shkaktarin e shembjes. “Rreth 35 persona kanë qenë brenda ndërtesës kur ka ndodhur shembja. Deri tash, 21 trupa të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat”, tha ministri.
Në këtë ndërtesë kanë qenë të regjistruara 14 banesa, por kryetari i qytetit ka thënë se tri katet më të larta të kësaj ndërtese kanë qenë të ndërtuara në mënyrë ilegale. Është zbuluar se edhe një dyqan tekstili ishte duke vepruar pa leje në hyrje të kësaj ndërtese.
Banorët e shtatë ndërtesave pranë ndërtesës së rrënuar janë evakuuar nga banesat e tyre për arsye sigurie, ndërsa prokurorët e Stambollit janë duke e hetuar shkaktarin e shembjes. Ministri i brendshëm njoftoi se kërkimet për t’i gjetur trupat tjerë do të vazhdojnë, shkruan “Reuters”
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime