Raportohet se 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë të lënduar pas shembjes së një hoteli në qytetin lindor kinez, Suzhou.
Pas 36 orëve të operacioneve të kërkim-shpëtimit, punëtorët gjetën 23 persona të mbuluar nga rrënojat, gjashtë prej të cilëve ishin ende gjallë, shkruan BBC.
Sipas një hetimi preliminar, shembja u shkaktua nga ndërrimi i strukturës që pronari ia kishte bërë ndërtesës. Thuhet se ndërtesa është rinovuar disa herë viteve të fundit.
“Ndërtesa kishte vetëm tri kate, por gjatë viteve ata kanë ndërtuar kate shtesë”, tha një banor për një faqe lokale të lajmeve.
Qeveria provinciale tha se po zhvillohen hetime rreth këtij aksidenti dhe se personat përkatës do të përballen me akuza kriminale.
Në të kaluarën, shembja e ndërtesave në Kinë është lidhur me punën e dobët ndërtimore.
Vitin e kaluar, 29 persona vdiqën pas shembjes së një hoteli në provincën Fujian. Hetuesit më vonë zbuluan se kishte pasur probleme serioze në ndërtimin e hotelit.
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...
Hamza nga Prishtina: Me besim, energji dhe dashuri të madhe ...
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...