Ai e pati shpëtuar dikur Dubain nga falimentimi, tashmë kërkon të shpëtojë turqit.
Sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani do të japë 15 miliardë dollarë për të shpëtuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan nga kriza më e vështirë ekonomike.
Katari bëri të ditur se paratë do të investohen në Turqi. Me fjalë të tjera, nuk do jetë një dhuratë. Paratë do të shkojnë për bankat dhe tregjet financiare.
Turqia dhe Katari kanë marrëdhënie të mira tradicionalisht. Në shumë raste, Turqia ka dalë në krah të Katarit. Tashmë është momenti që mbështetja të shpërblehet.
Turqia po kalon një moment të vështirë për shkak të zhvlerësimit të lirës, monedhës vendase.
Lira ka nisur ta marrë veten disi, ndërkohë që shumë turq kanë nxituar ta shesin atë, çka ka vënë në vështirësi bankat.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...