Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka lëshuar një deklaratë skandaloze duke mohuar krimet e Serbisë në Kosovë dhe ato të shtetit të tij në Ukrainë.
Lavrov citohet të ketë thënë se “SHBA-ve u lejohet të veprojnë çkado që ata dëshirojnë kur është në interes të tyre, madje edhe të bombardojnë Jugosllavinë”.
Madje, Lavrov e quajti trillim edhe masakrën e Reçakut, duke sulmuar kështu edhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.
Sipas Lavrov, është zbuluar se trupat e të masakruarve në Reçak, nuk ishin të civilëve, por të militantëve, të cilëve u ishin ndërruar rrobat për t’u dukur civilë.
“Në të njëjtën mënyrë është bërë më 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është e njëjta skemë. Funksionon, pavarësisht nëse bind dikë apo jo. Ata as nuk kishin pse të bindin askënd. Bombarduan Jugosllavinë dhe shpallën Kosovën e pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Ata vetëm thanë: kështu do të jetë”, shtoi ai në një intervistë për RT.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...