Shefi humanitar i OKB-së paralajmëroi s kushtet në Jemen janë “katastrofike”, me një rekord prej 22.2 milionë njerëzve që kanë nevojë për ndihmë.
I dërguari i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed ka akuzuar qeverinë e mbështetur nga Saudite dhe rebelët shiitë për zgjatjen e konfliktit, transmeton portali arbresh.info
Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare Mark Loëcock paralajmëroi Këshillin e Sigurimit se konflikti në Jemen është përshkallëzuar që nga nëntori, duke lënë më shumë njerëz të uritur.
Zyrtarët e kanë përshkruar situatën si më të tmerrshmen dhe kanë theksuar se vendi më i varfër në botën arabe është zhytur në krizën më të keqe humanitare dhe po përballet me shkatërrime masive.
“Urima mbetet një kërcënim real”, ka paralajmëruar Mark Loëcock.
Rreth 8.4 milionë jemenas “nuk kanë ushqim të sigurtë” dhe rreth 400 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç janë të kequshqyer./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë