Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka vënë sanksione ndaj kompanisë shtetërore të minierës së arit të Venezuelës dhe presidentit të saj, për shkak të bashkëpunimit me regjimin e Presidentit Nicolas Maduro.
Përmes një deklarate të martën, Departamenti i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj kompanisë Minerven dhe presidentit të saj, Adrian Antonio Perdomo Mata, duke patur në objektiv “operacionet e paligjshme të arit, që kanë mbështetur vazhdimisht regjimin e ish Presidentit Nicolas Maduro.”
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se aktivitetet e qeverisë së Maduros po e shterrojnë pasurinë e Venezuelës dhe po dëmtojnë mjedisin.
Në deklaratë thuhet se zoti Maduro vite më parë i dha vetes autoritetin e zhvillimit të minierave, pa marrë më parë miratimin e Asamblesë Kombëtare.
Ky operacion, thuhet në deklaratë, ka bërë që minatorët të punojnë të kushte të rrezikshme dhe të paguhen në njësinë monetare të Venezuelës, bolivar, objekt i inflacionit të shfrenuar, ndërkohë që regjimi i Maduros e konverton monedhën e zhvlerësuar venezueliane në flori dhe monedha të tjera të huaja.
Në deklaratë thuhet se përveç krijimit të kushteve të rrezikshme dhe të papërshtatshme për njerëzit, operacionet e minierave kanë depërtuar deri në rajone të mbrojtura, duke shkaktuar shpyllëzime dhe humbjen e vendbanimeve për kafshët, duke shkaktuar kushte ideale për mushkonjat që bartin mikrobin e malaries.
Në deklaratën e Thesarit thuhet se: “Sanksionet amerikane nuk është e nevojshme të jenë të përhershme, ato synojnë të sjellin një ndryshim pozitiv të mënyrën e sjelljes. Sanksionet hiqen për njerëz që ndërmarrin veprime konkrete dhe kuptimplotë për rikthimin e rendit demokratik, refuzojnë të angazhohen në shkeljen e të drejtave të njeriut, flasin hapur kundër abuzimeve të kryera nga regjimi i Maduros dhe luftojnë kundër korrupsionit.”- thuhet në Deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit./VoA
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini