Departamenti Amerikan i Thesarit ka futur në listën e zezë gjashtë individë të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike dhe tre entitete afariste, pak ditë pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Lista e përditësuar e individëve që i nënshtrohen sanksioneve është zgjeruar me emrat Meghdad Amini, Mohammad Hasan Khodai, Said Najafpur, Masud Nikbakht, Foad Salehi dhe Mohammadreza Khedmati Valadzaghard, që SHBA thotë se janë të lidhur me “Forcat Quds” të IRGC, transmeton portali arbresh.info.
Pas largimit nga marrëveshja bërthamore e Iranit, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me sanksione të reja, gjë që ka çuar në një përshkallëzim të tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Ministri i jashtëm rus ka komentuar situatën duke thënë se nuk ishte e arsyeshme të shpërfilleshin interesat e Teheranit dhe partnerëve të saj. Ai theksoi se pa marrë parasysh sanksionet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara, heqja e sanksioneve të KS të OKB-së nuk mund të ndryshohej./Arbresh.info/
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...