Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ndryshuan udhëzimet e mëparshme mbi mbartjen e maskave kundër COVID-19, duke thënë që edhe amerikanët plotësisht të vaksinuar duhet të mbulojnë fytyrat e tyre në hapësira të mbyllura.
Në maj, CDC kishte thënë se ata që ishin vaksinuar plotësisht mund të dilnin kryesisht pa maska brenda, raporton The Economist.
Të martën, Joe Biden tha se administrata e tij mund të kërkojë që të gjithë punonjësit e qeverisë të vaksinohen.
Deri tani në SHBA, vaksinimi kundër COVID-19 ka qenë vullnetare, mirëpo në disa shtete si Kalifornia dhe Nju Jorku, punonjësit publik do të jenë të detyruar që ta marrin vaksinën nëse dëshirojnë që të vazhdojnë punën./Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...