Duke akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetit se është tërësisht nën kontrollin e Kinës, presidenti amerikan Donald Trump ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet më OBSH-në.
Trump tutje tha financimi që i dërgohej kësaj organizate do të drejtohet në përpjekjet e tjera të shëndetit publik, transmeton portali arbresh.info.
“Ne sot do të përfundojmë marrëdhëniet tona me OBSH-në”, njoftoi Trump të premten në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se OBSH ishte “nën presion” nga Kina për të mashtruar botën në lidhje me koronavirusin e ri, duke penguar reagimin e SHBA-ve dhe duke rezultuar në mbi një milion vdekje në të gjithë botën – përfshirë më shumë se 100,000 amerikanë.
Si një shembull, Trump renditi këshillat e OBSH-së kundër ndalimit të udhëtimit në fillim të këtij viti, dhe kritikat ndaj vendimit të tij për të ndaluar fluturimet në hyrje nga Kina. Pothuajse çdo vend ndaloi përfundimisht udhëtimet ajrore, përveç taktikave të bllokimit të stilit kinez, të destinuara për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes së frymëmarrjes./arbresh.info/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...