Hetuesit amerikanë besojnë se hakerat rusë hynë pa u diktuar në Agjesinë Shtetërore të Lajmeve, në Katar dhe vendosën një raport të rremë, që kontribuoi në krizën mes aleateatëve ameriaknë në Gjirin Persik.
Sipas CNN, FBI ka dërguar një ekip hetuesish në Katar për të ndihmuar qeverinë e këtij vendi, që të hetojnë sulmin kibernetik. Të dhënat e mbledhura nga SHBA tregojnë se piratët informatikë rusë ishin pas sulmit kibernetik, që u raportua nga qeveria e Katarit dy javë më parë.
Kjo përfshirje e pretenduar e hakerave rusë shton shqetësimet e Agjensive Amerikane se Rusia vazhdon të sulojmë në mënyrë kibernetike, me mënyrat që përdori për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.
Sipas zyrtarëve amerikanë, duket se qëllimi rus është të krijojë tensione mes SHBA dhe aleatëve të saj. Nuk është e qartë nëse hakerat që kanë sulmuar Katarin janë nga organizata kriminale apo nga shërbimet e inteligjencës ruse, por një zyrtar amerikan tha për CNN se në Rusi zor se ndodh gjë pa lejen e qeverisë.
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit