Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar përsëri Turqisë sot të braktisë sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore që bleu nga Rusia. “S-400 ruse nuk janë në përputhje me pajisjet e NATO-s, ato kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha në një intervistë të botuar dje se qeveria e tij ishte e përgatitur të mos përdorte sistemin e raketave S-400 në mënyrë që të qetësonte tensionet mbi çështjen që po helmon marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë. “Ne jemi të hapur për negociata” i tha Akar gazetës Hurriyet. Ministri turk tha për S-400 që Turqia nuk “kishte nevojë t’i përdorë ato vazhdimisht.
Këto sisteme përdoren në varësi të kërcënimit. Ne do të vendosim për atë”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me këtë sinjal të diplomacisë turke, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha sot se politika e Uashingtonit për këtë çështje “nuk ka ndryshuar”.
“S-400 ruse janë të papajtueshme me pajisjet e NATO-s, kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s dhe nuk janë në përputhje me angazhimet e Turqisë si një anëtar i NATO-s” tha Ned Price në një konferencë shtypi. “Ne vazhdojmë ta nxisim Turqinë të mos e përdorë këtë sistem” këmbënguli ai
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen