Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rritur me 0.25 për qind normën bazë të interesit. Sipas sistemit qendror i bankes amerikane, norma bazë e interesit pritet të rrites sërish për të vënë nën kontroll inflacionin.
Në njoftimin zyrtar rezerva federale thekson se rritja e vazhdueshme në intervalin e synuar do të jenë të përshtatshme në mënyrë që të sigurohet se po vënë nën kontroll presionet e çmimeve.
Rritja e fundit e Komitetit Federal të Tregut të Hapur e çon normën e fondeve federale midis 4.5 – 4.75 për qind, niveli më i lartë që nga shtatori 2007.
Ndërsa inflacioni ishte “ulur disi”, ai mbetet ende i lartë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Fed-it, Jay Poëell, tha se ndërsa kishte disa shenja “inkurajuese” se presionet e çmimeve po lehtësoheshin, nevojiten më shumë prova për të qenë të sigurt se inflacioni është në një rrugë të qëndrueshme rënëse.
Rezerva Federale ka qenë e ashpër në trajtimin e inflacionit të lartë, i cili shpesh ka qënë më i larti në dekada, në muajt e fundit, duke rritur normat e interesit me një ritëm të shpejtë.
Së fundmi, norma e inflacionit në SHBA vazhdoi të bjerë, një shenjë e sukseseve të para të politikës strikte monetare. Në dhjetor, çmimet e konsumit u rritën me 6,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar./abcnews.a
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...