SHBA së fundi ka pretenduar se Rusia po planifikon të organizojë një sulm të rremë ukrainas që do ta përdorte për të justifikuar një pushtim.
Sipas tyre Moska kishte të ngjarë të publikonte një video grafike që tregon sulmin në territorin rus ose kundër njerëzve rusishtfolës në Ukrainën lindore.
Në anën tjetër Rusia mohoi se po planifikonte të sajonte një sulm dhe SHBA-ja nuk dha prova për të mbështetur pretendimin, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
Grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës ka përshkallëzuar frikën e një pushtimi.
Moska thotë se ata janë atje për stërvitje ushtarake, por Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë mbeten të shqetësuar se Rusia po planifikon të nisë një sulm./arbresh.info/
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali