Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën, që pritet të përfshijë municione për sistemin e mbrojtjes me raketa Patriot, i thanë Zërit të Amerikës zyrtarë të mbrojtjes.
Zyrtarët, të cilët folën me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, përpara njoftimit zyrtar për paketën këtë të mërkurë, thanë se ndihma e fundit përfshin gjithashtu raketa për sistemet raketore të artilerisë së lartë HIMARS dhe më shumë municione tankesh përpara një kundërofensive të pritshme nga trupat ukrainase.
Në momentin që njoftohet, paketa e ndihmës do të shënojë rastin e 39 të tërheqjes me autorizim nga presidenti të pajisjeve ushtarake nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes që kur Rusia ndërmori sulmin ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.
Që nga nisja e agresionit rus, Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Ukrainës ndihma në fushën e sigurisë në shumën prej 37 miliardë dollarësh./VOA/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...