Shtetet e Bashkuara kanë njohur zyrtarisht kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez Urrutia si presidentin e zgjedhur të Venezuelës, katër muaj pas zgjedhjeve, në të cilat presidenti aktual Nicolas Maduro shpalli fitoren mes akuzave për korrupsion.
Njoftimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, shkaktoi reagimin e zemëruar të qeverisë venezueliane, duke e cilësuar si “qesharake”.
“Populli i Venezuelës foli me zë të lartë më 28 korrik dhe bëri (González Urrutia) president të zgjedhur. Demokracia kërkon respekt për vullnetin e votuesve”, shkroi Blinken në një postim në platformën X.
Gonzalez Urrutia, i cili u nderua me çmimin Zakharov nga Parlamenti Evropian muajin e kalua, shprehu mirënjohjen e tij për masën e SHBA.
“Ky gjest nderon ndryshimin në vendin tonë dhe arritjen që bëmë së bashku më 28 korrik”, vuri në dukje ai.
Maduro pretendoi fitoren në zgjedhje dhe sfidoi presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar për të nxjerrë të dhëna të hollësishme zgjedhore për të mbështetur pretendimin e tij. Mes një proteste brenda dhe jashtë Venezuelës, Maduro po shërben tani mandatin e tij të tretë si president i vendit të pasur me naftë, por me ekonominë e tij të lëkundur dhe qytetarët që përballen me mungesa të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe mallra të tjera bazë. Kundërshtarët e tij akuzojnë Maduro se udhëheq një regjim shtypës të krahut të majtë që ndjek sistematikisht opozitën.
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...