Një “objekt në lartësi të madhe” është rrëzuar mbi Alaskë pak më herët, tha Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se objekti ishte në “madhësinë e një makine të vogël”.
Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar objektin, i cili ishte me origjinë të panjohur, tha ai.
Kjo vjen pasi SHBA-ja rrëzoi atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë drejtimit për shkak të motit.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby tha se objekti mbi Alaskë mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.
Ai tha se një avion luftarak i ishte afruar objektit dhe vlerësoi se ishte pa pilot, dhe tha se ky informacion i ishte dhënë Bidenit kur e mori vendimin.
Zyrtarët e inteligjencës u njoftuan për objektin të enjten në mbrëmje, sipas Kirbyt.
“Ne nuk e dimë se kush e zotëron atë, nëse është në pronësi të shtetit apo në pronësi private”, tha ai.
Kirby nuk specifikoi vendndodhjen e saktë se ku u rrëzua objekti, por Administrata Federale e Aviacionit tha se kishte mbyllur hapësirën ajrore në zonën e Deadhorse, në veri të Alaskës.
Asnjë objekt tjetër i një natyre kërcënuese nuk është identifikuar për momentin mbi SHBA, sipas Shtëpisë së Bardhë. /REL
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit