Nga sot, qytetarët amerikanë mund të zgjedhin “X” për të treguar gjininë e tretë në aplikimet e tyre për pasaportë.
Një pikë kthese kjo e dëshiruar fort nga administrata Biden për të lejuar njerëzit që nuk e njohin veten në kategorinë binare të meshkujve apo femrave, të kenë akses në dokumentet e identitetit që i pasqyrojnë ato.
Ky opsion do të jetë i disponueshëm për format e tjera të dokumentacionit vitin e ardhshëm.
Janë të paktën njëmbëdhjetë vende në botë që kanë opsionin “X” ose “të tjerët” për pasaportat, sipas organizatës Rrjeti i Punëdhënësve për Barazi dhe Përfshirje.
Këtu përfshihen Kanadaja, Gjermania, Argjentina, por edhe vende aziatike si India, Nepali dhe Pakistani. /a2news
Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturë...
Konfirmohet rasti i parë i etheve të Nilit në Maqedoni, qyte...
Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusi...
Bisedimet pa marrëveshje për mospërhapjen bërthamore, Guterr...
Rama: Mikpritja në Tokio, shenjë respekti për Shqipërinë
Prokuroria jep detaje për tragjedinë me katër viktima në Shk...