Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken të ndajë 350 milionë dollarë ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.
Paratë do të ndahen me Ligjin për Asistencë Ndërkombëtare. Departamenti i Shtetit pritet të lëshojë një deklaratë me më shumë detaje së shpejti, transmeton portal arbesh.info
Vendimi u njoftua pasi Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike 40-minutëshe dje për ndihmën konkrete në mbrojtjen e vendit.
Forcat ruse tashmë kanë avancuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa raportohet për granatime edhe në objekte banimi./arbresh.info/
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...