Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qeverisë turke i shprehen ngushëllimet për dëshmorët e rënë në Idlib, duke iu shprehur se “ndodhemi pranë Turqisë aleatit tonë të NATO-s”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dha përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me zhvillimet e fundit të përjetuara në Idlib dhe martirizimin e ushtarëve turq.
“Qeverisë së Turqisë, i shprehim ngushëllimet lidhur me vdekjen e ushtarëve”, thuhet në deklaratën ku është tërhequr vëmendja se ushtarët turq ndodhen në Idlib për koordinim dhe pakësimini e tensioneve në rajon.
“Kundër veprimeve të tilla ne ndodhemi në anën e Turqisë, aleatit tonë në NATO. Presidenti Donald Trump në bisedën telefonike që zhvilloi të shtunën me presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Idlibin. Gjithashtu Trump në këtë bisedë ripërsëriti thirrjen e tij drejT Rusisë për t‘i dhënë fund mbështetjes ndaj persekutimeve të regjimit të Asadit dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën e brendshme në Siri”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...