Në komunikatën e tij thuhet se udhëheqësit e kësaj organizate kanë dështuar të angazhohen me SHBA-në për arritjen e paqes me Izraelin dhe kanë bërë përpjekje të nxisin një hetim të Izraelit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
“Organizata Çlirimtare e Palestinës nuk ka ndërmarrë hapa për të çuar përpara negociatat direkte dhe kuptimplote me Izraelin”, tha të hënën Departamenti i Shtetit.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës palestineze, Saeb Ereka, tha se vendimi është “përshkallëzim i rrezikshëm”.
Organizata Çlirimtare e Palestinës, përfaqësuese e njohur ndërkombëtarisht e popullit palestinez, ka hapur misionin e saj në vitin 1994.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet të shpalosë një plan të shumëpritur për paqe në Lindjen e Mesme, por zyrtarët palestinezë kanë refuzuar të angazhohen me të dërguarit e tij, prejse adminstrata Trump e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në muajin dhjetor.
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual
Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Ja...
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...