SHBA-ja regjistroi 68 212 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Këto raste të reja e çojnë në 4 174 437 numrin total të rasteve të regjistruara që prej fillimit të epidemisë në vend, më i prekuri në botë nga virusi, sipas të dhënave të universitetit me qendër në Baltimore.
Numri i të vdekurve ka arritur tashmë në 146 391, prej të cilëve 1 067 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit.
Pas një përmirësimi në fund të pranverës, SHBA-ja ka regjistruar një rritje të numrit të rasteve që prej disa javëve, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit.
Këto 12 ditët e fundit numri i rasteve ditore ka kaluar në çdo herë shifrën 60 000./atsh/
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf