Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga përjashtimi i njohur si “de minimis”, i cili më parë lejonte hyrjen e mallrave me vlerë të ulët në SHBA pa paguar detyrime doganore. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti Donald Trump përcakton se, duke filluar nga data 29 gusht, pakot me vlerë deri në 800 dollarë që vijnë në SHBA jashtë sistemit postar ndërkombëtar do të jenë subjekt i “të gjitha detyrimeve të aplikueshme”.
Ky vendim është në vijim të një mase të mëparshme të administratës Trump, e cila kishte si objektiv kontrollin e dërgesave nga Kina dhe Hong-Kongu. Ndërkohë, një ligj i ri për taksa dhe shpenzime, i miratuar së fundmi, parashikon shfuqizimin e plotë të përjashtimit “de minimis” në nivel global, në fuqi nga 1 korriku 2027.
Sipas sqarimeve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump ka vendosur të pezullojë përjashtimin përpara afatit të përcaktuar në ligjin e ri “One Big Beautiful Bill Act”, me qëllim përballimin e emergjencave kombëtare dhe mbrojtjen e jetës dhe bizneseve në SHBA.
Mallrat që dërgohen përmes sistemit postar do të tatohen sipas njërit prej dy opsioneve: ose përmes një tarife “ad valorem”, që korrespondon me normën efektive të tarifës në vendin e origjinës së dërgesës, ose për një periudhë gjashtëmujore përmes një tarife fikse që varion nga 80 deri në 200 dollarë, në varësi të tarifës përkatëse të vendit të origjinës./abcnews.al
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...