Shtetet e Bashkuara paralajmëruan qeveritë në gjithë botën se mund të përballen me sanksione për çdo “transaksion të madh” që bëjnë me ushtrinë e Rusisë.
Paralajmërimi vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit tha se kërcënimet për sanksione mbi industrinë ruse të mbrojtjes i kanë kushtuar Moskës rreth 3 miliardë dollarë humbje në shitjet ushtarake.
Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, konfirmuan se Turqia, e cila po negocion blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, është njëri nga vendet që është paralajmëruar.
Turqia tha se është duke shikuar për sisteme alternative që do t’i blente nga aleatët e NATO-s.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk është e brengosur për sanksionet amerikane që dëmtojnë shitjet e mbrojtjes.
Uashingtoni po ndëshkon Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016./REL
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...