Komisioni për Etikën i Senatit amerikan e informoi senatorin Bob Menendez, i cili u shpall fajtor për korrupsion javën e kaluar, se ka ndërmarrë hapat e parë për të shqyrtuar nëse ai ka shkelur rregullat e etikës, gjë që mund të sjellë në përjashtimin e tij nga Senati, thanë të hënën krerët e komisionit.
“Komisioni ka në plan ta kryejë këtë shqyrtim me shpejtësi”, thanë në deklaratë kryetari demokrat Chris Coons dhe nënkryetari republikan James Lankford.
Zyra e senatorit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Senatori Menendez u ka rezistuar thirrjeve për dorëheqjen e tij, përfshirë nga guvernatori i Nju Xhersit, shteti i tij dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, pasi u shpall fajtor në gjykatën federale në Nju Jork për 16 akuza penale, përfshirë marrje ryshfetesh.
KE-ja ua ndan rreth 160 milionë euro Shqipërisë, Maqedonisë ...
Pacolli: Aeroportin — le ta marrin, unë nuk dua të luftoj me...
Vitia: Qytetarët që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për s...
Milaim Zeka dënohet me një vit burgim me kusht për shmangie ...
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi...
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...