Autoritetet në Springfield, Ohajo, njoftuan se bashkia e qytetit u evakuua për shkak të një kërcënimi me bombë. Këto kërcënime erdhën dy ditë pasi Donald Trump bëri deklarime lidhur me ngrënien e maceve, duke e futur qytetin në qendër të debatit të emigracionit në SHBA.
“Për shkak të një kërcënimi me bombë në disa ndërtesa shërbimi në të gjithë Springfieldin, bashkia është e mbyllur ”, thuhet në njoftimin e publikuar nga autoritetet.
Nuk ishte e qartë nëse kërcënimi me bombë ishte nxitur nga komentet e Trump.
Qyteti me 62,000 banorë ka qenë në qendër të vëmendjes pasi politikanët republikanë, përfshirë ish-presidentin Trump, pretenduan në mënyrë të rreme se emigrantët atje hanë kafshë shtëpiake si qen dhe mace. Komuna e ka mohuar këtë duke thënë se nuk ka asnjë ankesë të tillë./abcnews.al/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...