Forcat e koalicionit të Irakut, të udhëhequra nga SHBA-të kanë vrarë ose plagosur rëndë më shumë se 2000 militantët të Shtetit Islamik në betejën e Mosulit.
Komandanti i SHBA-ve në Irak, Gjenerallejtënant Stephen Toënsend para gazetarëve ka deklaruar se rreth 3 mijë deri në 5 mijë militantë të ISIS-it vazhdojnë të luftojnë në Mosul, transmeton arbresh.info.
Ai përgëzoi përpjekjet e forcave irakiane të sigurisë, të cilët e filluar ofensivën e tyre me 17 tetor.
“Nga llogaritjet tona, ne mendojme se më shumë se 2 mijë militantë të ISIS-it janë vrarë ose plaogsur në Mosul”, tha ai jë konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-Ash Carter në bazën ajrore Qayara.
Forcat irakiane të sigurisë e kanë ngadalësuar ofensivën e tyre dy-muajshe kundër ISIS-it, e cila kishte nën kontroll Mosulin për më shumë se dy vite./Arbresh.info
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...