Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, tha presidenti Donald Trump, duke shënuar një përshkallëzim të mprehtë në fushatën e presionit të Uashingtonit kundër qeverisë së Nicolas Maduro.
“Sapo kemi sekuestruar një anije cisternë në brigjet e Venezuelës – një anije cisternë të madhe, shumë të madhe, më e madhja e sekuestruar ndonjëherë në fakt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke publikuar një video të sekuestrimit, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e përshkroi anijen si një “anije cisternë nafte bruto të përdorur për të transportuar naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani”.
Karakas e denoncoi shpejt veprimin, duke e quajtur atë një akt “piraterie ndërkombëtare”.
Më parë, Presidenti Maduro deklaroi se Venezuela nuk do të bëhej kurrë një “koloni nafte”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...