Shtetet e Bashkuara më 24 maj njoftuan për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në të cilën përfshihen municione, raketa, mina dhe municione të artilerisë.
Paketa e re e ndihmës nga Uashingtoni vjen në kohën kur Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit.
Ukraina po përballet me luftime të ashpra në Harkiv që nga 10 maji, kur mijëra trupa ruse nisën ofensivën, duke bërë avancimet më të mëdha në 18 muaj.
“SHBA-ja njofton sot për një paketë të re me armë dhe pajisje për Ukrainën për të mbështetur popullin ukrainas, teksa ata mbrojnë shtetin e tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Kjo paketë, në vlerë prej 275 milionë dollarësh, është pjesë e përpjekjes sonë për të ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmin e Rusisë afër Harkivit. Paketa përmban aftësitë urgjente” që i duhen Ukrainës, tha kryediplomati amerikan.
Muajin e kaluar, ligjvënësit amerikanë miratuan paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, pasi për disa muaj paketa kishte mbetur e bllokuar në Kongres. Forcat ukrainase kanë pësuar disfata në fushëbetejë për shkak të mungesës së municioneve.
Që atëherë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar dërgimin edhe të pesë paketave të ndihmës ushtarake për Ukrainën./REL
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...