Në samitin për paqe në Egjipt, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një dokument me Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, për marrëveshjen e armëpushimit në Gazë.
Në këtë samit po marrin pjesë mbi 20 udhëheqës nga shtetet më të fuqishme të botës.
Në Egjipt, Trump nisi fjalimin duke treguar se çfarë dokumenti po nënshkruajnë.
“Ne do të nënshkruajmë një dokument që do të shpalosë detaje të shumë rregullave dhe gjëra të tjera. Është dokument shumë gjithëpërfshirës”, tha ai.
Ndërkaq, duke e nënshkruar dokumentin ai tha: “U deshën 3.000 vjet të arrinim në këtë pikë. A mund ta besoni? Do të respektohet”, tha ai./REL
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit