Shtetet e Bashkuara do t’i ndërpresin përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Rusisë e Ukrainës brenda ditëve, nëse nuk ka shenja të qarta se një pakt mund të arrihet, tha të premten sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio.
Duke folur në Paris pas takimit me udhëheqës evropianë e ukrainas, kryediplomati amerikan tha se presidenti Donald Trump ende është i interesuar për një marrëveshje, por se Uashingtoni ka shumë prioritete të tjera në botë dhe është i gatshëm që të ecë tutje, nëse nuk ka shenja të progresit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Nëse nuk është e mundshme që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, ne do të ecim tutje” – tha Rubio para gazetarëve para se të largohej nga Parisi.
“Na duhet të përcaktojmë shumë shpejt tani dhe unë po flas për çështje ditësh, për atë nëse kjo është e realizueshme apo jo” – paralajmëroi sekretari amerikan.
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...
SHBA për Xhandarmërinë: Presim që plani i Qeverisë të jetë n...