Prokurori i përgjithshëm amerikan, Jess Sessions tha të hënën se rreth 300 refugjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë nën hetime për shkak të dyshimeve se janë terroristë.
Sipas tij, autoritetet federale “e dinë se njerëzit që duan të mbështesin ose të kryejnë sulme terroriste këtu do të përpiqen të hyjnë përmes programit për refugjatët”.
“Në fakt, sot më shumë se 300 njerëz, të cilët kanë ardhur këtu si refugjatë janë nën hetim nga FBI-ja për veprimtari të mundshme të lidhura me terrorizmin,” tha Sessions.
Presidenti Donald Trump të hënën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me të cilin pezullon pranimin e refugjatëve për 90 ditë nga gjashtë shtete myslimane, në mënyrë që “të mbrojë popullin amerikan” përmes zbatimit të “shqyrtimit të zgjeruar”.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...