Negociatorët amerikanë, të kryesuar nga i dërguari special Robert Malley, do të fillojnë bisedimet indirekte me Iranin të martën që administrata e Biden shpreson të rivendosë kufizimet në programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve të SHBA.
“Çështjet kryesore për t’u diskutuar janë në të vërtetë mjaft të thjeshta,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price. “Ata janë, nga njëra anë, hapat bërthamorë që Irani do të duhet të ndërmarrë” për t’u kthyer në përputhje me marrëveshjen bërthamore 2015, “dhe hapat e lehtësimit të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara do të duhet të ndërmarrin.”
Por ndërsa takimi prish një ngërç disa mujor midis të dy palëve, suksesi pritet të jetë gjithçka veç i thjeshtë, raporton TheWashingtonPost.
Në takim, që do të mbahet në Vjenë, do të marrin pjesë nga zyrtarë të lartë të gjashtë vendeve të mbetura në marrëveshje pas tërheqjes së SHBA në maj 2018 – Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Irani. Evropianët do të formojnë grupe pune midis pjesëmarrësve dhe do të shërbejnë si miq për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin, të cilët nuk planifikojnë takime ballë për ballë./arbresh.info/
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...