Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka bërë të ditur se është e gatshme të finalizojë një marrëveshje me Rusinë në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“SHBA është e gatshme të takohet menjëherë për të finalizuar një marrëveshje të verifikueshme. Ne e vlerësojmë gatishmërinë e Federatës Ruse për të bërë përparim në çështjen e kontrollit të armëve bërthamore. Presim që Rusia t’i autorizojë diplomatët e saj të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Më herët, Kremlini tha se është e gatshme të pranojë një propozim të SHBA-ve për të zgjatur për një vit marrëveshjen e fundit të kontrollit të armëve midis Moskës dhe Uashingtonit.
Traktati i parë i Reduktimit të Armëve Strategjike (START), i nënshkruar në vitin 1991 midis SHBA-ve dhe BRSS-së, hyri në fuqi në vitin 1994.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron