Pentagoni ka njoftuar se SHBA-të do të vendosin mijëra trupa shtesë në Arabinë Saudite, me qëllim që t’i ‘vijnë në mbrojtje vendit’.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper thotë se ai ka autorizuar vendosjen e forcave shtesë, përfshirë avionët luftarakë dhe një sistem mbrojtës, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se vendimi është një përgjigjje e ‘kërcënimeve në rajon’, mes përpjekjeve për të mbrojtur mbretërinë nga ‘agresioni iranian’.
Masa vjen pas një sulmi në objektet e naftës në Arabinë Saudite gjatë muajit shtator.
“Të marra së bashku me dislokimet e tjera, kjo përbën një shtesë prej 3,000 forcash që janë zgjeruar ose autorizuar brenda muajit të fundit,” tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman.
Shtetet e Bashkuara kanë rritur vendosjen e forcave në rajon me 14 mijë trupa që nga maji, sipas CNN, ndërsa sipas Esper, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kishte kërkuar mbështetje shtesë.
SHBA ka akuzuar Iranin për sulmet në Arabinë Saudite. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...