Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, ka thënë sot se Amerika do të vazhdojë t’iu ofrojë armë luftëtarëve kurdë të Sirisë edhe pasi që të ketë përfunduar beteja për largimin e militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) nga Raqqa, Siri.
Duke e përshkruar garancinë amerikane ndaj Turqisë se SHBA-ja do t’ia marrë armët që ia kishte dhënë kurdëve sirianë sapo të përfundojë lufta kundër ISIS-it, Mattis ka thënë se varet se kur dhe ku do të mbahet misioni i radhës, transmeton Express.
Mattis tingëlloi i kujdesshëm kur u pyet nëse do të riktheheshin të gjitha armët, duke thënë: “Do të bëjmë çfarë të mundemi.”
Mattis i bëri këto komente para gazetarëve që po udhëtonin me të për në Gjermani.
Në fund të javës së kaluar, zyrtarët turq thanë se Mattis i kishte siguruar ata përmes një letre se armët e dhëna kurdëve sirianë do t’iu merren atyre dhe se SHBA-ja do t’i ofrojë Turqisë një listë të rregullt të armëve që u jepet luftëtarëve.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...