Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 600 ushtarë shtesë në bazën ajrore të koalicionit At-Tanf në Siri, sipas gazetës turke Yeni Akit.
Kontingjenti ushtarak, i përbërë nga forcat speciale ka arritur në bazën At-Tanf që është ndërtuar nga SHBA-të para dy viteve, transmeton portali arbresh.info
Një raportim i gazetës tjetër turke Milliyet, duke cituar ueb faqen Palmyra Monitor thotë se njësitet kanë arritur në bazë me automjete të blinduara.
Më parë gjatë ditës asistenti i sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë i tha Sputnik se ishte e habitshme që Shtetet e Bashkuara kishin “pushtuar” një territor kaq të madh pa miratimin e qeverisë siriane./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...