SHBA, afër 25mijë viktima nga Covid19

21:38 | 14 Prill 2020

Të paktën 24,737 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga koronavirusi, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

Përgjatë ditës, i njëjti burim ka bërë me dije se në SHBA ka pasur 1,109 vdekje përbrenda 24-orëshit të fundit që kanë lidhshmëri me koronavirusin, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, të 10,136 të diagnostikuar të tjerë me COVID-19 janë shfaqur në spitalet e shteteve amerikane përbrenda natës. Numri total i të infektuarve ka arritur në 592,743.

Shifrat përfshijnë raste nga të 50 shtete, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara