Ministria e Talebanëve për promovimin e Virtyrit dhe Parandalimin e Veseve, i ka bërë thirrje televizionit afgan që të ndalojë shfaqjen e seriale në të cilat shfaqen gra.
“Televizionet duhet të shmangin shfaqjen e fejtoneve dhe serialeve romantike në të cilat shfaqen femra”, thuhet në dokumentin e ministrisë për mediat, transmeton portal arbresh.info
Në të njëjtën kohë, gazetarëve u kërkohet të mbajnë një “mbulesë islame” në televizion, pa deklaruar nëse është një shami që gratë zakonisht e mbajnë në televizionin afgan, apo një mbulesë që mbulon pjesën më të madhe të fytyrave të tyre.
Talebanët ndalojnë berberët që t’ua shkurtojnë mjekrrën burrave
“Këto nuk janë rregullore, por udhëzime fetare”, tha zëdhënësi i ministrisë Hakif Mohajir për AFP.
Televizionit afgan i është kërkuar gjithashtu që të qëndrojë larg programeve që “bien ndesh me vlerat islame dhe afgane”, si dhe ato që fyejnë fenë ose “portretizojnë Profetin dhe shokët e tij”.
Kjo është hera e parë që ministria është përpjekur të vendosë rregulla në televizionin afgan që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë