Senatori John McCain është diagnostifikuar me tumor në tru, thuhet në një raport.
Raporti sugjeron se politikanit 80-vjeçar iu dha diagnoza pas testeve të patologjisë menjëherë pas operacionit, transmeton portali arbresh.info
CNN shkruan se tumori është ‘agresiv’.
McCain iu nënshtrua një operacioni në Klinikën Mayo në Arizona të premten e kaluar.
Mjekët thanë se senatori kishte një procedurë ‘minimale invazive’ për të hequr kofshën gati dy inç dhe se kirurgjia shkoi ‘shumë mirë’.
Për shkak të intervenimit kirurgjik, Mitch McConnell është detyruar të shtyjë projekt ligjin mbi sigurimin shëndetësorë, ligj që parashikon shfuqizimin e Obamacare.
McCain, një pilot i Marinës i cili u rrëzua mbi Vietnam, kaloi 5 vjet e gjysmë si i burgosur i luftës dhe ishte kandidati presidencial në vitin 2008./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut